Krijo ura komunikimi me profesionistë shqiptarë në mbarë mbotën

Bëhu pjesë e komunitetit dhe krijo bashkëpunime profesionale, kulturore dhe shoqërore me anëtarët e grupit.
Bashkohu me ne

njihu me iniciativat e illyrianBrains

Duke u munduar të bashkojmë interesat e gjithsecilit, dëshirojmë të krijojmë hapësira ku mund të njohim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndajmë përvoja profesionale, apo edhe të praktikojmë gjuhën shqipe.

Small Meetings/Happy hour

Takime online dhe in-person për t'u njohur më mirë dhe forcuar lidhjet me njëri-tjetrin!
Regjistrohu tani per takimin

workshops/trainings

Këto evente synojnë të ndihmojnë nga ana profesionale, akademike dhe personale pjestarët e grupit!

Live Webinars

Prezantime mbi tema të ndryshme sociale, kulturore dhe ekonomike në lidhje me Shqipërinë.

Çfarë është “Small Meetings”?

Small Meetings është një hapësirë e dedikuar Shqiptarëve në gjithë botën, ku në formë virtuale bëhen bashkë profesionistë për të ndarë një pjesë të dijes, njohurive apo eksperiencave të tyre me anëtarë të tjerë të grupit.
Dikur uleshim në një nga kafet e bukura të Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Prizrenit, Korçës, Tetovës, Ferizajtë, Ulqinit(e këtu mund të shtoni vendet tuaja të zemrës), e kuvendonim me familjarë, miq e shokë për tema nga më të ndryshme.
Sot, jo gjithmonë është mundësia për një kafe me miq apo të njohur, por sërish krijojmë mundësinë të jemi bashkë, të ndajmë eksperiencat tona nga çdo cep i botës dhe të ndihmojmë me sa mundemi në rrjetin e professionistëve Shqiptarë nëpër botë.
Pse jo, në këto “kafe” virtuale, lindin idetë si të kontribuojmë për të përmirësuar elemente që kanë hapësira për zhvillim në Shqipëri/Kosovë, duke u bazuar në eksperienca dhe njohuri të marra jashtë.
Një orë në “zoom” për të pirë “kafen” me profesionistë shqiptarë në të gjithë botën, një mundësi e artë për të zgjeruar rrjetin dhe maksimizuar vlerën e një ore së bashku.

Bashkohu me illyrianBrains

Nese je nje profesionist apo student shqiptar kudo ne bote, mund te japesh edhe ti kontributin tend ne zhvillimin e komunitetit.
Ekspozohu ndaj ideve, projekteve dhe këndvështrimeve të reja
zbulo informacione për të studiuar dhe jetuar në shtete të tjera
krijo dhe eksploro mundësi të ndryshme bashkëpunimi me anëtaret e grupit

rreth nesh & misionit tonë

Krijuar nga një grup të rinjsh nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë jashtë vendit, IllyrianBrains synon të bashkojë "trurin" e shqiptarëve nëpër botë për të kultivuar mundësi bashkëpunimi me njëri-tjetrin, nxitur ndihmën reciproke, dhe mbi të gjitha, të forcojmë lidhjen me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.
Dëshiron të kontribuosh në një nga eventet e grupit? Na shkruaj tek:.
+5000 anëtarë në LinkedIn

aktivitetet e illyrianBrains

Na ndiq në rrjetet sociale për t’u përditësuar me eventet e ardhshme: LinkedIn, Instagram, Facebook.
Events banner Illyrian Brains
workshop
Drejtuar nga: Ariona Jupi
2 dhjetor 2021
Events banner Illyrian Brains
webinar
Drejtuar nga: Ilir Gedeshi
15 Korrik 2021

Bashkohu me illyrianBrains

Nese je nje profesionist apo student shqiptar kudo ne bote, mund te japesh edhe ti kontributin tend ne zhvillimin e komunitetit.
Ekspozohu ndaj ideve, projekteve dhe këndvështrimeve të reja
zbulo informacione për të studiuar dhe jetuar në shtete të tjera
krijo dhe eksploro mundësi të ndryshme bashkëpunimi me anëtaret e grupit